​Dëshmitari që sonte flet te Baton Haxhiu është Shkumbin Mehmeti, ai i akuzon vëllezërit Kelmendi për organizim vrasjesh

​Dëshmitari që sonte flet te Baton Haxhiu është Shkumbin Mehmeti, ai i akuzon vëllezërit Kelmendi për organizim vrasjesh

Sa zv.ministra i kishte Qeveria Mustafa?

Gazeta Express ka mësuar se Shkumbin Mehmeti ka treguar se Qerim dhe Ibrahim Kelmendi janë grupi që ka orkestruar vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Sonte në Zonën e Debatit, në Klan Kosova, do të transmetohet rrëfimi ekskluziv për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Do të flasë njëri prej anëtarëve të këtij grupi, që tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shkumbin Mehmeti akuzon vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004. /Express/

COMMENTS