10 familjeve u dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në Lipjan

10 familjeve u dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në Lipjan

Arrestohet një person i kërkuar në Gadime

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” gjatë ditë së sotme kanë dhuruar 10 shtëpi për familjet nevojtare.

Ceremonia e dhënies së çelësave të këtyre shtëpive është realizuar në SHK “Tahir Sinani” në Lipjan, para autoriteteve lokale, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, familjeve nevojtare dhe aktivistëve të shoqatës së sipërpërmendur. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti me këtë rast kanë shprehur mirënjohje për punën e bërë nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe drejtorin e saj, Halil Kastrati.

Imri Ahmeti, ka pohuar se falë bashkëpunimit me këtë shoqatë është mundësuar që kjo komunë të kontribuojë në ndërtimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë, derisa gjatë një viti kalenderaik, numri i shtëpive i ndëruar nga Komuna e Lipjanit shkonë në 53.

‘’Sot bashkë me hoxhën e nderuar Halil Kastrati kemi dhuruar çelësat e 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në Komunën e Lipjanit. Të gjithë ndihemi mirë që po gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës ndaj shoqatës bamirëse ‘Jetimët e Ballkanit’ që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, së bashku do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë territorin e Komunës’’, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati është shprehur mirënjohës ndaj Kryetari Ahmeti dhe Komunës së Lipjanit për gadishmërinë për ti ndihmuar familjet, duke shpresuar se edhe vitin 2020 do të vazhdojë bashkpunimi me Komunën e Lipjanit./Ulpianapress/

COMMENTS