11 femrat më të pasura në botën e teknologjisë

11 femrat më të pasura në botën e teknologjisë

Aktori amerikan shpallet fajtor për tri akuza për sulme seksuale

Në listën e miliardereve që kanë arritur sukses falë industrisë së teknologjisë ka emra shumë të famshëm dhe të tjerë pothuajse të panjohur.

Laurene Powell Jobs

Edhe në botën e teknologjisë numri i grave miliardere është shumë më i ulët se ai i burrave. Kjo konfirmohet nga renditja e fundit e prezantuar nga ‘Business Insider’, e cila shqyrton të dhënat e publikuara në revistën Forbes. Sajti amerikan vë në pah 11 gratë më të pasura në botë dhe në vend të parë është listuar sipërmarrësja dhe filantropja Laurene Powell Jobs, e veja e themeluesit të Apple, i cili mburret me një pasuri të 18500000000 $ (ekuivalente me rreth 16, 2 miliardë euro). 55-vjeçarja është kreu i Laurene Powell Jobs Trust, një fond që zotëron miliona aksione në Apple dhe Walt Disney. Gjithashtu ka themeluar Kolektivin Emerson, një kompani që kontrollon revistën amerikane ‘The Atlantic’.

Dagmar Dolby

Në vendin e dytë është amerikania Dagmar Dolby me 4.2 miliardë dollarë (baras me rreth 3.6 miliardë euro). 77-vjeçarja është aksionerja më e madhe e Dolby Laboratories, një kompani amerikane që zhvillon teknologjinë audio. Në total ajo zotëron rreth 38% të kompanisë që bashkëshorti i saj, i cili vdiq gjashtë vjet më parë, themeloi në vitin 1965.

Judy Faulkner

Në një shkallë më të ulët të podiumit është Judy Faulkner, themeluese dhe administratore e deleguar e ‘Epic Systems’, kompani farmaceutike që shet mallra sanitare. 75-vjeçarja e ka filluar nga zeroja në vitin 1975 dhe ndërtoi një kompani inovative dhe unike që shumë shpejt fitoi aksione të mëdha në treg. Sot asetet e saj arrijnë në 3.8 miliardë dollarë (të barabartë me 3.1 miliardë euro).

Meg Whitman

Pozicioni i katërt shkon për amerikanen Meg Whitman, në të kaluarën administratore e deleguar e Heëlett Packard Enterprise dhe eBay. Që nga prilli 2018, është emëruar në krye të Quibi, i cili prodhon mini-seri televizive që mund të ndiqen në smartphones. Asetet e saj arrijnë 3.5 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro).

Zhou Qunfei

Në vend të pestë në listë është kinezja Zhou Qunfei, e cila ka pasuri prej 3.9 miliardë dollarësh (2.7 miliardë euro). E lindur e varfër në një qytet të vogël në provincën e Hunnan Kinës, 49-vjeçarja deri 16 vjet më parë ishte një punëtore në një fabrikë orësh me një pagë mujore pak më shumë se njëqind dollarë në muaj, transmeton shqip. Pika e kthesës ishte në vitin 2003, kur hapi me 3.000 dollarë, Lens Technology në Hong Kong, një kompani e specializuar në ekranet dhe lentet optike. Në pak vite, ajo ka arritur të marrë kontrata me kompanitë më të rëndësishme në botë të tilla si Apple, Samsung dhe Motorola dhe tani punëson 80.000 punëtorë në shtatë kompani.

Zeng Fangqin

Vijon në listë 53-vjeçarja kineze Zeng Fangqin, presidente e Lingyi Technology, një kompani që ofron komponentë elektronike për smartphone, tableta dhe laptopë për kompanitë e mëdha ndërkombëtare të tilla si Huaëei dhe Apple. Asetet e saj arrijnë 2.9 miliardë dollarë (2.3 miliardë euro).

Ma Dongmin

Në vend të shtatë është kinezja Ma Dongmin, gruaja e Robin Li, bashkëthemelues dhe i CEO të Baidu. Që nga viti 2017, ajo ka qenë ndihmësja e  veçantë e bashkëshortit të saj, president i motorit kryesor të kërkimit të ish-Perandorisë Qiellore. Zotëron një pasuri prej 2.6 miliardë dollarë (2 miliardë euro).

Lam Wai Ying

Vijon më tej Lam Wai Ying, presidente dhe bashkëpronare e Biel Crystal, një kompani që prodhon touch për iPhone dhe produkte të tjera të teknologjisë, duke përfshirë tabletën dhe smartëatch. Pasuria e saj vlerësohet në 2.3 miliardë dollarë (rreth 2 miliardë euro).

Thai Lee

Më tej, amerikania Thai Lee, me një pasuri totale prej 2.1 miliardë dollarë (1.4 miliard euro), është në të njëjtin nivel. 60-vjeçarja është kreu i SHI International, një ofrues i shërbimeve dhe produkteve me bazë në New Jersey. Kompania ka mbi 17,000 klientë, përfshirë AT&T dhe Boeing.

Wang Laichun

Pozicioni i radhës është për kinezen Wang Laichun, presidente e Luxshare precize, një kompani që prodhon lidhje elektronike për kompanitë si Apple. 51-vjeçarja gjithashtu ka punuar për Foxconn në të kaluarën. Asetet e saj ndalen në 2.1 miliardë dollarë (1.7 miliardë euro).

Sheryl Sandberg

Mbyll ‘top 11’ Sheryl Sandberg, numri 2 i “Facebook” dhe drejtoresha aktuale operative e rrjetit social. 49-vjeçarja, e cila më parë kishte pozitën e zëvendëspresidentes për shitje online në Google, ka një pasuri prej 1.6 miliardë dollarësh (1.4 miliardë euro).

COMMENTS