13 vjeçari zbulon thesarin e mbretit “Bluetooth”

13 vjeçari zbulon thesarin e mbretit “Bluetooth”

Neurokirurgu rrëfen jetën pas vdekjes

Një 13 vjeçar ka zbuluar një thesar të vërtetë në Gjermani, që mund t’i përkasë mbretit që futi krishterimin në Danimarkë.

René Schön dhe studenti i tij, Luca Malaschnitschenko, po kërkonin thesare me një pajisje që dikton metale.

Ata ndodheshin në ishullin verior Rugen, këtë janar, kur gjetën diçka që në fillim u duk si copëz alumini, pa vlerë.

Por më pas doli se ishte argjend, ndaj arkeologët nisën të gërmojnë të gjithë zonën, duke zbuluar thesarin që duket se ka lidhje me mbretin danez Herald Gormsson.
Po, teknologjia “Bluetooth” që keni sot në celularë u quajt ashtu prej këtij mbreti. Ai bashkoi fiset daneze dhe parimi i teknologjisë ishte bashkimi.


Pasi u pagëzua nga vetë Papa, (ngjarje e përshkruar te gdhendja në foto) mbreti Bluetooth prishi varrin pagan të babait dhe e bëri varr të krishterë. Ai futi krishtërimin në Danimarkë.

Mbreti quhej Herald Gromsson, dhe “Bluetooth”, “Dhëmbëblu”, iu vu si nofkë për shkak të një dhëmbi që mund ta ketë pasur të prishur.


Disk floriri ku përmendet mbreti. Përveç bashkimit të Danimarkës dhe futjes së krishtërimit, ai njihet edhe për pushtimin e Norvegjisë.

COMMENTS