18-vjeçarit nga Lipjani i duhen edhe 3 mijë euro për shërim të plotë, babai i tij kërkon ndihmë

18-vjeçarit nga Lipjani i duhen edhe 3 mijë euro për shërim të plotë, babai i tij kërkon ndihmë

Digjet qëllimisht një veturë në Pejë, Policia jep detaje

Tetëmbëdhjetë vjeçar nga Sllovia, Gentrit Gashi, ka pasur një operim në sy vitin e kaluar në Turqi.

Shërimi i tij duhej të bëhej jashtë vendit, e familja një vit më parë kishte kërkuar ndihmë për djalin.

Tash Gentritit i duhet të shkojë për kontrollim mjekësor në Turqi, e babai i tij, Ismet Gashi, ka thënë për Gazetën Express se ai nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet për vizitën mjekësore dhe udhëtimin në Turqi.

“Me të 10-tin shtator na duhet të shkojmë në kontroll në Turqi. Djali është operuar vitin e kaluar e tash na duhet të shkojmë për vizitë mjekësore. Ajo kushton 1 mijë e 300 euro, plus biletat e udhëtimit”, ka thënë Gashi.

Ai kërkon ndihmë që djali i tij të mund të kalojë edhe një hap drejt shërimit të plotë.

Më poshtë mund të gjeni numrin kontaktues të familjarëve, numrin e xhirollogarisë bankare dhe të dhënat rreth trajtimit mjekësor të Gentritit. /Express/

044 423 527 – Ismet Gashi, babai i Gentritit


COMMENTS