19 nëntori i tre fëmijëve të çiftit Budakova nga Lipjani, rast unikat në botë

19 nëntori i tre fëmijëve të çiftit Budakova nga Lipjani, rast unikat në botë

Kurti, zgjidhja për Lipjanin janë numri 10 dhe Selatin Retkoceri

Çifti bashkëshortor Naim dhe Lumnije Budakova, nga Ribari i Vogël i Lipjanit, nuk e kanë të vështirë t’i mbajnë në mend ditëlindjet e tre fëmijëve të tyre të moshave të ndryshme. Edhe pse nuk janë trenjakë, me 19 nëntor të tre kremtojnë ditëlindjet e tyre.  Antoneta, e lindur më 19 nëntor të vitit 2001, Auloni i lindur në të njejtën datë të vitit 2004 dhe Kledi i lindur më 19 nëntor të vitit 2008. Çifti bashkëshortor rrëfen për koinçidencën e lindjes së tre fëmijëvë në të njejtën datë.

Naimi thotë për gazetën Ulpianapress se bashkëshortja e tij shtatzënë, ditën kur po festonin ditëlindjen e dy fëmijëve të parë, kishte hetuar kontraksione.

“E festuam ditëlindjen e dy fëmijëve, duke vendosur në njërën tortë gjashtë dhe në tjetrën tre qirinjë .Ndërsa gruaja që kishte hetuar kontraksione, të njejtën ditë e kishte të planifikuar edhe kontrollën e rregullt te gjinekologu. Me të shkuar atje, ai e udhëzon të shkojë në reperatin e gjinekologjisë në Prishtinë. Ndonëse gruaja nuk kishte shenja paralajmëruese të lindjes,  isha i sigurt se ajo do t’a lindte edhe fëmijën e tretë në këtë datë”, rrëfen Naimi.

Dhe, sikur për ta ruajtur kremtën e ditëlindjes së fëmijëve vetëm në një ditë, për çiftin Budakova ndodhi mrekullia. Për t’a respketuar datën e lindjes së motrës dhe vëllait të tij, Kleidi erdhi në këtë botë vetëm pesë minuta para mesnatës, para se të skadonte 19 nëntori, data e ditëlindjes familjare.Që gjithçka rreth lindjes të jetë vullnet i natyrës, bashkëshortët Budakova tregojnë se të tri lindjet e fëmijëve kanë ndodhur natyrshëm, pa prerje cezariane.

Naimi thotë se ai dhe gruaja e tij nuk planifikojnë të kenë më shumë fëmijë, mirëpo është i sigurt se edhe nëse ndërrojnë mendje edhe fëmija tjetër i tyre do të lindë më 19 nëntor, transmeton Ulpianapress

“Edhe po ti kemi edhe dhjetë fëmijë të tjerë, të gjithë do të lindin në këtë datë”, thotë ai si me shaka.

Bashkëshortët Budakova tregojnë se tre fëmijët janë të shëndoshë, kurse të tre kanë sjellje të ngjashme, madje edhe dëshira thuajse të njejta.Te tre kanë lindur në të njejtin spital.

Madje fëmija i parë Antoneta tashmë ka krijuar një koleksion medalieve prej 46 sosh, duke qenë kampione e Kosovës dhe nënkampione mbarëkombëtare në sportin karatesë.

Naimi tregon se tre fëmijët i ka pagëzuar ashtu që shkronjat e para të emrave e përbëjnë shkurtesën e partisë politike të Ramush Haradinajt AAK, simpatizant i së cilës është kahere dhe do ti mbetet besnik deri në  frymën e fundit. Madje, ka vite që ai në çatinë e shtëpisë së tij, e ka të vendosur shkronjat që formojnë akronimin e kësaj partie.

Përveç numerologjisë së përbashkët të fëmijëve të tij, kryefamiljari i familjes Budakova, ka edhe numerologjinë e vet. Naimi thotë se deri tash ka pasur katër aksidente, e këto çdo herë i kanë ndodhur ditën e premte.

Rasti i fëmijëve Budakova unikat në botë.

Sipas Bil Noc, profesor i statistikës në universiitetin e Ohajos të SHBA-ve, gjasat që një çift bashkëshortor ti fitojë tre fëmijë në datën e njejtë dhe vite të ndryshme janë 7.5 me 1 000 000./Ulpianapress

COMMENTS