20 vjet nga masakra e Sllovisë, Ahmeti:  Të heqim dorë të gjithë nga inati dhe të bëhemi bashkë

20 vjet nga masakra e Sllovisë, Ahmeti: Të heqim dorë të gjithë nga inati dhe të bëhemi bashkë

Notat e lojtarëve: KF Ulpiana 5-0 Kastrioti

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Lipjanit, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi, njofton Ulpianapress.

Familjet e prekura rendë nga lufta shprehen të harruara nga qeveria e Kosovës. E ndërsa qindra qytetarë të komunës së Lipjanit kanë vizituar varezat e të dashurve të tyre. Isak Pacolli, 20 vite pas, gjendet tek varri i prindërve për t’i rikujtuar sakrificën dhe luftën e tyre bashkë me të tjerët që u masakruan barbarisht nga serbët më 15 prill 1999 në fshatin Sllovi në Lipjan të Kosovës.

Ndërsa Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se duhet lënë anash inatet derisa ka bërë thirrje për unitet.

“Nuk jemi të kënaqur me këtë status e me këtë gjendje, por mund t’ia dalim. Të heqim dorë të gjithë nga inati dhe të bëhemi bashkë”, tha ai./Ulpianapress

COMMENTS