22 Tetori-ÇLIRIMI I JERUSALEMIT

Ardit-Hoxhaj

I cilësuar nga PDK-ja si Jerusalemi shqiptar Prizreni ka mbetur kalaja e fundit e tyre më e madhja në Kosovë. Kala kjo që do ta bëjë çlirimin më 22 Tetor

Nëse ju duket e habitshme se si Partia Demokratike e Kosovës pas një dekad pushtimi të Prizrenit e kërkon edhe një mandatë për ta vazhduar këtë pushtim ndjehuni mirë, ndjehuni mirë sepse ky është një tregues I çartë se ata janë në grahmat e fundit para kapitullimit.

Zgjedhjet lokale të caktuara të mbahen më 22 tetor të këtij viti ka detyruar partitë kryesore në vend që të japin më të mirën nga antarsia e tyre për të emëruar kadidatin për të parin e komunës së Prizrenit, komunë kjo që degradohet tash e 10 vite nga Partia Demokratike e Kosovës. Qeverisja tash e një dekad ndoshta edhe ia ka krijuar luksin kësaj partie që të emerojë një kandidatë që sipas CV-së ka dështuar gjithku ku ka menagjuar, ka dështuar sa ishte drejtor në ATK nga ku edhe u shkarkua, ka dështuar në udhëheqjen që I bëri Klubit “Bashkimi” duke e politizuar e bankrotuar tërësisht atë e sot ne ndjejmë vetëm nostalgji për lavdinë e dikurshme qe posedonte ky klub.
Tendenca për ti hedhur hi sy qytetarëve me një ministri të Kulturës veç sa e vërteton atë se jeni në grahmat e fundit para kapitullimit.

Prizreni kujton, Prizreni do të dënojë degraduesit, ata që emëruan drejtorë me një mbasdite shkollë. Ata që për shkak të moskujdesit për pjesën historike të qytetit shkaktuan edhe vdekjen e fëmijës 10 vjecar, për çfare Ministri të Kulturës e keni fjalën kur nuk ishit në gjendje të udhëhiqnit një Drejtori të Kulturës. Sigurisht krimet e juaja janë më shumë se 10-të.

Nëse ju duket e pamoralshme se si Partia Demokratike e Kosovës e kërkon edhe një mandatë për ta mbajtur Jerusalemin e tyre mos u habisni këtë vyrtyt të lartë ata as që e njohin por Ju ndjehuni mirë, ndjehuni mirë sepse ky është një indikacion i çartë se këta janë në grahmat e fundit të kapitullimit.

Të ngjashme

By