Ulpiana zhytet në të idhtit e pelimit

Ulpiana zhytet në të idhtit e pelimit

Mbani mend emrin: Apollon Ajeti

Pasi sefte shijoi të idhtit e humbjes javën e kaluar, kur humbi si udhëtuese nga rivali i drejtpërdrejtë në Dardanë 1 me 0, Ulpiana rishtas përjetoi të njejtën shije e me të njejtin rezultat, vetëm se sot në “Sami Kelmendi”, këtë gatesë i’a servoi Lepenci.

E mësuar në specialitetin e saj të gatimit të torteve me nga 6 qirinj e përpjetë, me dy humbje të freskëta e të njëpasnjëshme, Ulpiana nga hazdisja e të ëmblit të tepruar, është zhytur në të idhtit e pelimit. Se Ulpiana, e sidomos kryetrajneri Astrit Rrahmani, sot nuk ishin në tokë të bukës, tregon edhe fakti se prej minutës 80, kur u skuq një lojtar udhëtues, nuk mjaftoi që lipjanasit, së paku të barazojnë e të dalin “faqebardhë”, edhe pse në minutat vijues, kishin një lojtar më tepër në fushë.

Në anën tjetër, Lepenci, përveqse dëshmoi pjekurinë në fushë, ai pati edhe ndihmën e pakursyer të kryetrajnerit të tij, i cili nuk prau përgjatë 90 minutave, duke i kurajuar lojtarët e tij. Për dallim nga kolegu i tij vendas Astrit Rrahmani, që humbjen e skuadrës së tij, në pjesën dërmuese të lojës, e vëzhgoi në heshtje./Ulpianapress

COMMENTS