3 000 të ftuar në dasmën e fëmijës së 24-t

3 000 të ftuar në dasmën e fëmijës së 24-t

Përgjigjia brilante e fëmijës në test po thyen rrjetin: Do qeshni me lot

Një baba, krenar për 24 fëmijët e tij, ka mbledhur 3 000 të ftuar për të martuar djalin e tij më të vogël, Osmanin. Sipas “The Sun”, Mehmet Emin Gunesit dhe tri grave të tij në dasmë iu bashkuan edhe 200 nipa e mbesa.

Në momentin që nusja Busra Yavuz mbërriti në dasmën fisnore në Sanliurfa të Turqisë, dhëndri i largoi vellon nga fytyra dhe e puthi në ballë. Organizatorët shërbyen 240 gjela deri dhe një ton oriz e fasule në dasmë. Të ftuarit me në krye të zotin e shtëpisë ua morën edhe valleve tradicionale, por ndryshe nga ç’e do tradita e zonës, askush nuk qëlloi në ajër me armë zjarri pasi diçka e tillë u është ndaluar nga lideri i fisit.

“Unë jam nga distrikti i Mezras dhe lider i fisit Umeyrat. Kam qenë kryetar i zonës dy herë dhe kryeplak i fshatit. Kam 3 gra, 24 fëmijë dhe 200 nipa e mbesa. Sot martoj fëmijën tim më të vogël, Osmanin. Unë jua kujtoj emrat nipave dhe mbesave kur i shikoj, por nuk mund t’i radhis të gjithë emrat një për një. Ne jemi një fis i madh dhe dasmat tona janë tepër të bukura”, tha Gunes. /tvklan.al

COMMENTS