4 pikë në 2 ndeshje, Ulpiana e Sermaxhës funksionon

4 pikë në 2 ndeshje, Ulpiana e Sermaxhës funksionon

Vendoset statuja katër metra e lartë e Erdoganit në Gjermani – nga artistët (Video)

Gjilanasi Sami Sermaxhaj mund të konsiderohet pa frikë një debutim i suksesshëm në stolin e Ulpianës. 4 pikë në dy ndeshje janë një arritje për t’u marrë në konsideratë, gjithmonë duke patur parasysh rrethanat, situatën specifike dhe vështirësitë në kampin lipjanas.

Natyrisht, meritat nuk mund të jenë vetëm të tijat, por e rëndësishme është se Ulpiana ka arritur të marrë pikët e para që i japin shpresë për të luftuar në një betejë të vështirë, duke u shfaqur një skuadër praktike, që i njeh kufijtë e saj dhe se çfarë mund të kërkojë në fushën e lojës, njofton Ulpianapress.

Ndaj Malishevës, si mysafire, duhej një fitore, duke patur parasysh vlerat e kundërshtarit dhe shansin ideal për t’iu gëzuar suksesit të parë.Pas tre pikëshit si mysafire, në ‘’Sami Kelmendi’’ skuadra ishte përgatitur për t’a varguar fitoren e dytë, duke u organizuar mirë pikësëpari për të mos pësuar sulmet e kundërshtarit, në kërkim për ta goditur në kundërsulm, mirëpo nganjëher është më mirë me t’a dashtë se sa më ditë.

Të dyja ndeshje ku Ulpiana është shfaqur brenda objektivave, me lojtarët e eksperiencës Shqiprim Kelmendi e Mubarek Musliu që kanë bërë pikërisht atë që kërkohet, t’i japin siguri një grupi të dyndur nga të rinjtë, ndërsa në portë Edison Rexhepi ka ofruar garancitë e nevojshme, duke bërë në Lipjan disa herë shpëtimtarin e skuadrës. Të gjithë elementë të rëndësishëm në misionin e vështirë të këtij viti: “Shpëtoni Ulpianën nga fundi i tabelës!”./Ulpianapress/

COMMENTS