6 pikë më pak se lideri, premtim i madh nga Xhafer Kaleshi

6 pikë më pak se lideri, premtim i madh nga Xhafer Kaleshi

Xhafer Kaleshi shënon super-gol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Xhafer Kaleshi beson se KF Ulpiana ka mundësi të luftojë për kreun e tabelës edhe pse ka aktualisht 6 pikë më pak se KF Arbëria.

Kaleshi nuk dorëzohet në garë për vendin e parë, pozitë kjo e cila ekipin lipjanas e ngrit një nivel më lartë.

Kapiteni i KF Ulpianës beson se skuadra ka mundësi të luftojë për kreun e tabelës edhe pse ka aktualisht 6 pikë më pak se KF Arbëria.

“Nuk është hera e parë që gjendemi me pikë mbrapa, por duhet të mësojmë nga gabimet në mënyrë që mos t’i përsërisim. Do të tentojmë të fitojmë pikë në maksimum sepse me diferencën në pikë dhe me ekipet kryesuese që s’po gabojnë shpesh, mund ta na kushtojë në pozicion”, ka thënë ai.

Kaleshi ka një kërkesë për të gjithë qytetarët lipjanas që ti qëndrojnë më afër ekipit dhe ti motivojnë nga tribunat më ovacionet e tyre.

‘’ Kam një kërkesë për të gjithë dashamirët e ekipit të Ulpianës që të na bashkangjiten në udhëtimin tonë dhe të jenë erë shtyse për neve’’ ka përfunduar Kaleshi./Ulpianapress/

COMMENTS