773.946.49 mijë euro për renovimin e banesave shumë banesore në qytetin e Lipjanit

773.946.49 mijë euro për renovimin e banesave shumë banesore në qytetin e Lipjanit

Brusi bëhet me objekt të ri shkollor

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe Petrit Selimi nga Fondacioni i Mileinumit në Kosovë kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për implementimin e projektit “Renovimi i objekteve shumë banesore në qytetin e Lipjanit”, – zbatimi i masave efeçiente.
Kryetari Imri Ahmeti, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe se me implementimin e këtij projekti për renovimin edhe të këtyre objekteve shumë banesore, do ngritët standardi jetësor dhe do të zvogëlohen shpenzimet e qytetarëve lipjanas.
Andaj falënderoj kryeshefin Petrit Selimi dhe stafin e fondacionit të mijëvjeçarit për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti dhe se granti që financohet nga Fondacioni Mijëvjeçarit për qytetarët e Lipjanit është mbështetje e veçantë dhe e rëndësishme, ne po ashtu kemi shprehur zotimin tonë për mirëmbajtjen e investimeve në këtë fushë së bashku me pronarët e banesave në ndërtesat që do të hyjnë në këtë projekt të efiqiencës së energjisë.

COMMENTS