Abdixhiku: Çdo vonesë eventuale në liberalizimin e vizave i faturohet ekskluzivisht Qeverisë së Kosovës

Abdixhiku: Çdo vonesë eventuale në liberalizimin e vizave i faturohet ekskluzivisht Qeverisë së Kosovës

Haradinaj: Para vitit të ri hiqen vizat

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbesin të vetmit në rajon, të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

Premtimet e udhëheqësve kosovarë, që viti 2018 do të sjellë edhe lirinë e lëvizjes, po mbetet vetëm një premtim i radhës i pa realizuar.Ditë më parë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se çështja e liberalizmit të vizave mund të shtyhet për vitin tjetër, pasi që janë disa shtete të BE-së, që po e kundërshtojnë liberalizmin e vizave për kosovarët.

Rreth kësaj teme, ‘Gazeta Blic’, ka biseduar me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhikun.Ai tha, që për çdo vonesë eventuale të liberalizimit të vizave, fajtore është Qeveria e Kosovës.“Çdo vonesë eventuale në liberalizimin e vizave i faturohet ekskluzivisht Qeverisë së Kosovës, përkatësisht mospunës së saj. Arsyetimet drejt adresave të jashtme janë veçse pretekste të neglizhencës sonë institucionale. Kjo neglizhencë është rezultat i institucioneve më të papërgatitura që ka pasur Kosova ndonjëherë”, tha Lumir Abdixhiku për ‘Gazeta Blic’.

E gjithë kjo parapërgatitje e Qeverisë, po i kushton qytetarëve të Kosovës, potencon Abdxhiku.“Dhe kjo parapërgatitje e tyre bartë një kosto enorme për gjithë qytetarët tanë. Natyrisht, vlen të thuhet serish, se pa kauzat fiktive te demarkacionit të ngritura vite me pare, puna e liberalizimit te vizave do te ishte çështje e harruar kaherë”, tha ai.Ndërkohë, në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën.

COMMENTS