Abdixhiku propozon që Kosova të refuzojë dialogun deri në qartësimin e deklaratës për Trepçën

Abdixhiku propozon që Kosova të refuzojë dialogun deri në qartësimin e deklaratës për Trepçën

Vrasja e Khashoggit, një mik i tij thotë se gazetari “do të publikonte dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga Arabia Saudite” (Foto/Video)

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zyrtarët e BE-së, të tillë që thotë se për Trepçën duhet të flitet në Bruksel me Serbinë, nuk munden të jenë ndërmjetës në dialog.

“Zyrtarët e BE-së, Kur e bëmë ushtrinë thanë është provokim. Duhet marrë pëlqimin e Serbisë. Merreni me mend. Kur vendosëm për Trepçën, thanë është nguti. Vendoseni pasurinë në tavolinë me Serbinë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

“Të tillët s’mund të jenë ndërmjetësues në dialog. Të tillët, me mendje kështu, janë palë me Serbinë. Të njëanshëm e pa kredibilitet, të njëjtit nuk përfaqësojnë as qëndrimet individuale të shteteve në BE. Ndërmjetësimi i tyre është i komprometuar; si të tillë, këtë ndërmjetësim – deri në qartësim – Kosova duhet ta refuzojë menjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Kosova e Serbia duhet të negociojnë për Trepçën në Bruksel.

COMMENTS