Adnan Rrustemi kandidat për deputet i VV-së nga Lipjani

Adnan Rrustemi kandidat për deputet i VV-së nga Lipjani

”Platforma ime është kontratë me qytetarin”

Lëvizja Vetëvendosje dega në Lipjan në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar Adnan Rrustemin, njofton Ulpianapress.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, nepërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“ADNAN RRUSTEMI KANDIDAT NGA LIPJANI PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan ka propozuar aktivistin Adnan Rrustemi kandidat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Strukturat e Lëvizjes në Lipjan janë më të mobilizuara e më të entuziazmuara se kurrë më parë për fitoren e madhe.

Të gjitha strukturat dhe aktivistët do të angazhohen për të fuqizuar Lëvizjen në Lipjan dhe për t’i dhënë vendit qeverisjen e shumpritur”, ka shenuar VV e Lipjanit.

COMMENTS