Afati për thirrjen e Kuvendit ka filluar, ja sa ditë kanë mbetur

Afati për thirrjen e Kuvendit ka filluar, ja sa ditë kanë mbetur

Hashim Thaçi e ndan në dy grupe LDK’në

Kushtetuta precizon se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve

Programin e përafruan, por marrëveshje përfundimtare nuk po arrijnë.

Pas takimeve të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, radha për ta finalizuar marrëveshjen për koalicion iu erdhi dy kryetarëve.

Për bisedimeve që u cilësuan si të suksesshme në mes të dy partive që dolën si të parat në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ende nuk iu dha një nënshkrim përfundimtar.

Ndërkohë, duket se nuk ka ndonjë afati ligjor brenda së cilit duhet të arrihet një marrëveshje koalicioni.

Por, ndryshe është situata me seancën konstituive të Kuvendit.

Afatet për thirrjen e saj madje tashmë kanë filluar që nga data e certifikimit të rezultati zgjedhor.

Madje kjo gjë është precizuar edhe në Kushtetutë.

“Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”, Kushtetuta e Kosovës – Neni 66.

KQZ ka ratifikuar rezultatet me datën 27 nëntor.

Kjo seancë konstituive, udhëhiqet nga deputeti me i vjetër dhe asistohet nga deputeti apo deputetja me e re e legjislaturës së ardhshme.

Këtë herë, kjo seancë pritet të udhëhiqet nga Jahja Koka 71 vjecar dhe Fjolla Ujkani 22 vjecare, të dy këta nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe betimit formal të deputeteve, radha i vije votimit të qeverisë se re.

“Pikë se pari duhet të ketë një të mandatuar nga ana presidentit, i cili pastaj e paraqet para deputeteve edhe propozimin e kabinetit qeveritar, dhe kësisoj votohet nga ana e deputetëve. Ndërsa, nëse dështon votimi në herën e pare, presidenti i vendit mund ta mandatojë këdo qe konsiderohet që e ka shumicën parlamentare”, thotë Artan Murati, analist politik.

Sipas dispozitave kushtetuese, nëse votimi dështon edhe në herën e dytë, brenda 45 ditëve vendi do të shkojë në zgjedhjet e reja. /Express/

COMMENTS