Agon Grajqevci zgjidhet kryetar i Kuvendit të Rinjëve në Lipjan (Foto)

Agon-Grajqwevci

Deputetët e KRL-së në ditën e sotme votuan për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendi i të Rinjëve të Lipjanit. Kandidatët ishin  Agon Grajqevci dhe  Flamur Bublica.

 

Në herën e tretë të votimeve u zgjodh kryetar Agon Grajqevci me 17 vota ndërsa kandidati tjetër Flamur Bublica mori gjithsej 11 vota.

Përgaditja teknike rreth votimit dhe numrimi i votave u bë nga komisioni për zgjedhjen e kryetarit të ri të KRL-së i përbërë nga kryetarja Samire Sadiku dhe dy antarët e tjerë Liridona Bytyqi dhe Çlirim Qeriqi.

Gjithashtu Luma dhe deputetët ia uruan kryetarit të ri detyrën e tij, ku Grajqevci tha se do të përmbush me përgjegjësi të madhe detyrën e tij.

Kastriot Luma në fund mbajti një fjalim ku tha se gjatë këtyre viteve është ndarë i kënaqur me punën e të gjithë KRL –së , gjithashtu tha se nuk do të ndalet aspak në mbështetjen e KRL-së në vazhdim./Ulpianapress/

Image may contain: one or more people, people standing and indoorImage may contain: one or more people, people sitting and indoorImage may contain: one or more people, people sitting, people standing, living room and indoorImage may contain: 20 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 4 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people smiling, people standing

Të ngjashme

By