Ahmeti, ferma e pulave i takon Komunës së Graçanicës, jo asaj të Lipjanit. Fajësohemi padrejtësisht për kundërmim

Imri-AHMETI90

Kundërmimi i padurueshëm që përfshinë Lipjanin dhe disa fshatra përreth, sidomos gjatë maujve të verës, e për të cilin ka ankesa të shumta të qytetarëve në drejtim të Komunës së Lipjanit, doli se për eliminimin e kundërmimit, adresë faji nuk është Komuna e Lipjanit, por ajo e Graçanicës, njofton Ulpianapress.

 

Së paku kështu del të jetë nga ajo që Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, sqaroi në emisionin Zona D të TV Dukagjinit, ku ishte i ftuar si mysafir.

“Problemi është se ferma është në territor të Komunës së Graçanicës dhe ne nuk mund të administrojmë atje me inspektorët tanë, për shkak të tërritorit që i takon një komune tjetër. Kemi shkresa të shumta që ia kemi drejtuar Ministrisë së Ambientit, për të eliminuar këtë problem, mirëpo deri më tani kanë munguar efektet”, ka thënë Ahmeti

Të ngjashme

By