Ahmeti: Komuna e Lipjanit do t’i respketoj të gjitha vendimet e dalura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid -19

Ahmeti: Komuna e Lipjanit do t’i respketoj të gjitha vendimet e dalura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid -19

Cilësia e mishit që importohet në Kosovë është e sigurt

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka takuar shtabin emergjent ku është biseduar për gjendjen aktuale të krijuar nga pandemia Covid-19 në Komunën e Lipjanit dhe për vendimin nga Qeveria e Kosovës me masat e veçanta për parandalimin e kësaj pandemie.
Gjatë këtij takimi u adresuan edhe shumë çështje të tjera me rëndësi. Po ashtu u tha se Komuna e Lipjanit do të merr veprime konkrete për situatën që ndodhemi dhe do të përgatit një plan të veprimit, në mëyrë që të menagjojmë sa më mirë këtë situate.
Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan që ti bëjë të gjitha përgaditjet e nevojshme dhe të jetë e gatshme në rast të përkeqësimit të situates me Covid 19 në Komunën e Lipjanit. Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave si dhe rekomandimeve nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
Gjatë takimit me shtabin emergjent është bë e ditur se nga sot procesi mësimor në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe kaloi në skenarin “C” (mësim online) për shkak se katër mësimdhënës në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Shkolla “Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe është shkolla e parë në Komunën e Lipjanit që kaloi në skenarin C.
Në Komunën e Lipjanit ishin 54 raste të infektuarve me virus Covid-19 gjatë javës dhe 36 raste vetëm gjatë fund javës.

COMMENTS