Ahmeti nga Banulla kërkon votat e qytetarëve për të qeverisur pa koalicione (Video)

Ahmeti nga Banulla kërkon votat e qytetarëve për të qeverisur pa koalicione (Video)

Imri Ahmeti, në stilin e një poeti, uron të dashurit qytetarë, për një ditë të mbarë

Pas Tubimit Qëndror të LDK-së në Lipjan nga ku u dëshmua fuqishëm mbështetja për kryetarin Imri Ahmeti, sot agjendën elektorale kryetari Ahmeti e vazhdoj edhe në fshatin Banullë.

Në këtë takim banorët e shumët të Banullës dëshmuan se dinë të mbështesin atë që punon për interesat e qytetarit dhe jo individ të caktuar që primare kanë interesat e tyre individuale. Ndërsa konfirmuan mbështetjen e fuçishme për kryetarin Imri Ahmeti në garën e tij për mandatin e dytë të qeverisjes me Lipjanin.

Aty kryetari Ahmeti u prit nga banorë të shumët të këtij fshati, të cilët me entuziazëm të madh dhe të bindur në fitoren e 22 Tetorit, e falënderuan kryetarin Ahmeti për punën që ka bërë për këtë lokalitet.

Ndërsa kryetari Imri Ahmeti gjatë prezantimit të Platformës së tij i ka siguruar gjithë banorët e Banullës se përgjatë mandatit tij të dytë investimet do të vazhdojnë edhe në këtë lokalitet, duke i trajtuar ata në mënyrë të barabartë me gjitha lokalitetet e tjera.

Kryetari Imri Ahmeti, tutje ka shtuar se në momentet nëper të cilat po kalon kjo shoqeri është e rendesishme vendimarrja. Prandaj i ka ftuar që të bëheni pjesë e vendimmarrjës dhe të bashkohem rreth numrit 47.

Çdo veprim ndryshe do të thotë kthim në regres. Në këtë tubim elektoral, në pjesën bashkëbiseduese me qytetarët, në një fjalim rasti foli edhe ish kryetari i LDK-se ne Lipjan, Basri Demiri.

Ndërsa u prezentuan edhe kandidatët për Asamblenë Komunale të LDK’s në Lipjan nga ky lokalitet.

COMMENTS