Ahmeti: 2019-ta ka qenë vit i frytshëm për Lipjanin (Video)

Ahmeti: 2019-ta ka qenë vit i frytshëm për Lipjanin (Video)

Ky është personi i vrarë në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mbajti takimin përmbyllës për vitin 2019. Me këtë rast Ahmeti prezantoi punën dhe të arriturat njëvjeçare duke mos lënë anash edhe sfidat që kanë pasur në këtë vit që po lemë pas.
I pari i komunës së Lipjanit, Imer Ahmeti tha se viti 2019 ka qen një vit jashtëzakonisht i frytshëm për Komunën e Lipjanit, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e në shumë sfera.

“Edhe ky vit është një vit jashtëzakonisht i frytshëm duke marrë parasysh, indikatorët matës në kuadër të realizimit të komunës tonë, edhe këtë vit siç e referuam edhe më herët Lipjani shënon progres të jashtëzakonshëm me të hyra buxhetore, edhe pse i kemi rrit çdo vit të hyrat buxhetore këtë vit i kemi tejkaluar, duke shënuar një ngritje në avancim, në raport me planifikimin buxhetor të vitit 2019. […] Ajo qe dua të veçoj janë disa projekte më ‘makro’ që zgjidhin problemet afatgjatë qytetareve të Lipjanit, zgjidhje afatgjate do të ketë problemi i dy tregjeve, tregu i gjelbër dhe tregu i drithërave dhe kafshëve, problemi i sportistëve, do të zgjidhet edhe problemi i administratës komunale” shtoi Ahmeti

Ahmeti tha se këto rezultate nuk janë individuale por ekipore ne bashkëpunim me qytetarët e Lipjani kanë arritur të gjitha sukseset.

Kreu i Lipjanit iu premtoi qytetarëve se edhe në vitin 2020 do ta mbajnë të njëjtin ritëm të punës si dhe do të jenë koherent me nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Veç mundem t’i premtoj që do ta mbajmë ritmin dhe dinamiken e angazhimit në vazhdimësi, do të jemi koherent me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe do të angazhohemi shumë që t’i përmbushim synimet tona në zhvillimin e infrastrukturës, ngritjen e cilësisë në arsim, shëndetësi në shërbime publike dhe gjithsesi do të jemi bashkë me ta në të gjitha sfidat e ardhshme që na presin” tha Ahmeti.

E krejt në fund u lansua një dokumentar që shpaloste punën e Komunës së Lipjanit gjatë vitit 2019./KosovaPress/

COMMENTS