Ahmeti: Të rishikohen masat anti-COVID, të lejohet puna brenda lokaleve dhe të punojnë fushat sportive

Ahmeti: Të rishikohen masat anti-COVID, të lejohet puna brenda lokaleve dhe të punojnë fushat sportive

“Injorohet” qytetari nga pononjësi i Komunës: Nuk je përson zyrtarë me tregu a janë në tokë shenjat e komunikacionit

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës me COVID-19, duhet të rishikohen.

Sipas Ahmetit, ministria e Shëndetësisë duhet të marr parasysh impaktin e masave dhe momentumin e pandemisë.

“Gastronomia duhet të lejohet edhe brenda hapësirave të lokaleve të punojë me respektimin e distancës dhe masave tjera të parapara duke e zgjatur orarin e punës.Fushat sportive, duhet të lejohen të punojnë dhe lehtësime të tjera që të ndalet efekti negativ i masave në mirëqenien e qytetarëve”, tha Ahmeti, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se ka humbur kuptimi dhe efekti i masave aktuale. Madje sipas të njëjtit, respektimi i masave është selektiv dhe duhet të unifikohet mbikëqyrja e respektimit të masave në nivel vendi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)