Ahmeti uron Kurban Bajramin: Zoti ju faltë mirësi

Ahmeti uron Kurban Bajramin: Zoti ju faltë mirësi

Pacolli ia kthen në shkronja cirilike përgjigjet gazetës serbe: Kosova është e pavarur

Kreu i LDK-së së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari Ahmeti uron begati dhe mirësi për të gjithë besimtarët myslimanët kudo që janë, percjell Ulpianapress.

“Të nderuar qytetarë të besimit Islam kudo që ndodheni në emrin tim dhe në emër të Komunës së Lipjanit, më lejoni të uroj Këshillin e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, me urimet më të sinqerta për mbarësi, shëndet e begati në familjet tuaja.
Uroj që kjo ditë feste të na rikthej tek vlerat më të mira njerëzore, respektin ndaj njëri tjetrit, tolerancën, sakrificën, bamirësinë e besimin ndaj Zotit.
Po ashtu lusim Zotin e Plotëfuqishëm t’ua ketë pranuar haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendin e shenjtë në Qabe”.

COMMENTS