AKK DETYRON DEPUTETIN LABINOT TAHIRI TË HEQË DORË NGA BIZNESET

Prej sot mos dilni me makinë nëse keni fëmijë por nuk keni ulëse për ata

Agjencioni Kundër Korrupsion kishte filluar hetimin ndaj deputetit të AKR-së Labinot Tahiri me dyshimin për konflikt interesi.

Sipas këtij institucioni gjatë zhvillimit të procedurës identifikuese të rastit, është vërejtur se Tahiri figuron si person i autorizuar në dy biznese private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

Sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit kjo situatë paraqet konflikt të mundhëm interesi dhe mospajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik.

AKK ka kërkuar nga deputeti Labinot Tahiri që të heqë dorë nga njëra prej pozitave, shkruan Insajderi.

Pas kësaj kërkesë Tahiri për të shmangur konfliktin e interest ka hequr dorë nga hequr dorë nga bizneset.

Këtë veprim të tij sipas AKK-së e ka dëshmuar me dokumentacionet nga Agjensia e Regjistrimit të Bizneseve se nuk është më person i autorizuar në bizneset private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

“Duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe të drejtat e fundionit si person i autorizuar në bizneset privatejanë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interest dhe papajtueshmërisë në suhtrimin e funksionit public”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

AKK ka publikuar vendimin për mbylljen e ketij rasti, duke paralajmëruar se rasti mund të hapet në çdo kohë nëse paraqiten situate të reja. /Insajderi

COMMENTS