Aksident i rëndë në Bujan të Lipjanit

Aksident i rëndë në Bujan të Lipjanit

KRYEPROKURORI JEP DETAJE PËR VETËVRASJEN E DYSHUAR TË POLICIT NË GJILAN

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore meqë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Shtime.

KosovaPress mëson se viktima është dërguar në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Prishtinë.

Aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë ka ndodhur pranë fshatit Bujan të Lipjanit.

Personi i cili ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

Ende nuk dihet identiteti i personit të lënduar.

COMMENTS