Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, katër persona të lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, katër persona të lënduar

Skandaloze: Në librat e biologjisë në Kosovë, personi me sindromën Down cilësohet ‘idiot mongoloid’

Minuta më parë, rreth orës 15:06 ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, udhëkryqi i fshatrave Smallush – Banulle, ku mbetën të lënduar katër persona.

Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndersa katër persona raportohet te kenë marrë lëndime trupore.

Për pak minuta Njësiti patrollues i Policisë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me Autoambulancën.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Rruga (magjistrale) është bllokuar përkohsisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes, përderisa pjesëmarrsit janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative.

 

/Indeksonline/

COMMENTS