Aksident mes autobusit dhe furgonit në Lipjan, lëndohen dy persona

Aksident mes autobusit dhe furgonit në Lipjan, lëndohen dy persona

Mobileria ‘’Walker’’ kërkon dy punëtore

Një aksident mes një autobusi dhe fugoni ka ndodhur sot në Lipjan. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Dy persona kanë mbetur të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor pas një aksidenti që ka ndodhur në Lipjan mes një autobusi dhe fugoni.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka deklaruar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

“Sot rreth orës 10:00 e kemi marrë informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një fugoni. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti për Express.

COMMENTS