Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një person

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një person

Largimi i UNMIK-ut do ta gëzonte Prishtinën e hidhëronte Beogradin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Policia e Kosova ka treguar se nga ky aksident ka mbetur një person i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi e një veture me ç’rast janë lënduar gjashtë persona, me njërin prej tyre që nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve. 

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”,  ka treguar Policia e Kosovës.

COMMENTS