Aksidenti në fshatin Llugaxhi, vdes edhe personi i dytë (FOTO+18)

Aksidenti në fshatin Llugaxhi, vdes edhe personi i dytë (FOTO+18)

Vllahiu: Liberalizimi i vizave varet nga BE-ja

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa një është lënduar rëndë në një aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për lajmi.net se dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është i lënduar rëndë.

“Rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Prishtinë- Ferizaj, në fshatin Lugagji, komuna e Lipjanit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona ndërsa një është lënduar rëndë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjell deri në këtë aksident tragjik”, tha Borovci.

Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura.

Gazeta Ulpianapress sjell pajmet e aksidentit:

COMMENTS