Alarm në Lipjan, qeni i tërbuar kafshon një person

Alarm në Lipjan, qeni i tërbuar kafshon një person

Rrahman Jashari: Greva do të vazhdojë

Një qytetar në Lipjan ka përfunduar në urgjencën e qytetit si pasojë e kafshimit të një qeni endacak.

Mbrëmjen e ditës së hënë një qen në qytetin e Lipjanit ka kafshuar një banor i cili ishte i shoqruar më fëmijën e tij 3 vjecar. Personi i kafshuar quhet Drdan Emini, dhe ai rrefehet për Ulpianapess se qeni që e ka sulmuar atë mund të jetë prekur nga sëmundja e tërbimit sepse kafsha ishte shumë agresive, sepse e sulmoi pa e ngacmuar fare.

‘’Përderisa isha me fëmijën tim dhe po shetisja në rrugën ‘’Lidhja Prizrenit’’ nje qen i cili dhe për qytetarët e tjerë është agresiv, më kafshoi në këmbë, ku dhe jam detyruar të marrë ndihmë mjeksore nga plagët që më shkaktoi kafshimi i qenit të tërbuar’’.

Si pasojë e kafshimit, qytetari ka përfunduar në urgjencën e spitalit, ku ka marrë ndihmë mjeksore.
Ai tutje ka vazhduar duke thënë se është detyruar që të blejë vet vaksinën, sepse kishte mungesë në QKMF-në e Lipjanit.

‘’Jam detyru me ble vet vaksinën, 14 euro më kushtoi, sepse nuk kishte ne QKMF’’, tha mes të terash Emini.

Ai tutje ka apeluar tek Komuna e Lipjanit që t’iu bëhet një zgjidhje këtyre qenvë të cilët po u shkaktojnë telashe qytetarëve.

‘’ Lus Komunë e Lipjanit që të ndermerr masa ndaj këtyre qenëve endacak të cilet po u shkaktojnë telashe qytetarëve në këtë kohë pandemie’’, ka përfunduar Emini./Ulpianapress/

COMMENTS