Alarmante: 7 raste të reja me Koronavirus në Lipjan

Alarmante: 7 raste të reja me Koronavirus në Lipjan

Presidenti Macron kërcënon Italinë

Komuna e Lipjanit, pas dy dite pa asnjë rast të shënuar me virus, gjatë ditë së sotme ka shënuar numër të lartë të rasteve me Koronavirus, 7 të till.

Sipas IKSHPK edhe sot numri më i madh i të infektuarve është në Lipjan me 4 raste, kurse me nga një rast janë Gadimja e Ulët, Babushi dhe Vrella, transmeton Ulpianapress.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar raste të reja me COVID-19

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajmi më i mirë është se për 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë e koronavirusit.

Gjithashtu, në raportin ditor për COVID-19 bëhet e ditur se janë shëruar 87 persona.

COMMENTS