Alfa Romeo 8C mund të ketë 800 kuajfuqi

Alfa Romeo 8C mund të ketë 800 kuajfuqi

Dështim i tillë nuk pritej: iPhone X “sillet çuditshëm”

Gjatë prezantimit të planit për periudhën 2018-2022, grupi FCA njoftoi kthimin e modelit 8C të Alfa Romeos, dhe gradualisht pritet të zbulojë detajet.

Prodhuesi italian është i vendosur për të hequr ngadalë perden nga 8C. Ai gjithashtu njoftoi një Coupe me performancë të lartë prodhuar nga fibra karboni, me një motor Twin-Turbo dhe një motor elektrik.

Më parë ishte thënë se ky kombinim motorësh zhvillon më shumë se 700 kuajfuqi, por informacioni i ri tregon se bëhet fjalë për 800.

Image
Sipas prodhuesit, ky do të jetë një motor 2.9-litërsh që është i vendosur në Giulia Quadrifoglio dhe në Stelvio Quadrifoglio, por te modeli i ri V6 kjo do të përmirësohet më tej, transmeton ksp.

Ndërsa këto versione Q të modeleve të përmendura kanë rreth 505 kuajfuqi, ndërsa spekulohet se Ferrari do të rritë motorin në rreth 600 kuajfuqi.

Sa i përket motorit elektrik, ai është tashmë në përdorim te Maserai Alfieri, dhe ka rreth 204 kuajfuqi. Alfa Romeo ka njoftuar tashmë se ka “ringjallur” përshpejtimin e 8C nga 0-100 km/h për më pak se tre sekonda.

Problemi në këtë histori të tërë është se Alfa Romeo do të mbetet një ëndërr në diell “të zakonshëm” për shkak se kompania pritet të kufizojë prodhimin në një maksimum prej 1,000 njësive, dhe pritet të ketë një çmim të lartë.

Një veturë më e qasshme sportive e Alfa Romeos do të jetë GTV i ri, i cili në thelb përfaqëson Quadrifoglio të Giulia në një version Coupe.

COMMENTS