APELI THOTË SE KA PROVA TË MJAFTUESHME PËR GJYKIMIN E AZEM SYLËS

APELI THOTË SE KA PROVA TË MJAFTUESHME PËR GJYKIMIN E AZEM SYLËS

KOSOVËS I SHTOHET EDHE NJË PARTI POLITIKE

Trembëdhjetë muaj i janë dashur Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për të përmbyllur procesin e kundërshtimit të aktakuzës në rastin e Azem Sylës dhe 38 personave të tjerë, të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion.

Si shkalla e parë ashtu edhe e dyta, bazuar në vendimin që e posedon “Koha Ditore”, i kanë hedhur poshtë pretendimet e të akuzuarve për rrëzimin e aktakuzës, duke i konsideruar të pabazuara.

Gjykata e Apelit së fundi ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme e të pranueshme, të cilat përbëjnë dyshimin e bazuar se Syla e të tjerët kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen.

Ka kërkuar që të fillojë gjykimi i rregullt në shkallë të parë. Pos kësaj, gazeta është informuar se gjykimi pritet të fillojë javën e ardhshme, prej datës 8 janar e tutje.

COMMENTS