Arbëria drejt Superligës, njeh vetëm fitore

Arbëria drejt Superligës, njeh vetëm fitore

Mjekët hyjnë në grevë, nuk ndalen as nga ministri Ismaili

Arbëria në përballje me 2 Korrikun, për 72 minuta shkelqeu, si rrezet e korrikut, duke shënuar një epërsi 3:0. Ndërsa në minutat e mbetur dielli u mbulua me re, duke pesuar dy gola nga udhetuesit, dhe për fat të mirë perëndimi i ndeshjes, u mbyll me fitoren e Arbërisë me rezultat 3:2.

Fitorja e sotme e Arbërisë, përpos që dëshmoi formën shumë të mirë të saj, gjithashtu shton gjasat që Komuna e Lipjanit, pas nje periudhe të gjatë, në Superligë të ketë përfaqësuesin e saj. Dhe këtë mund ta pengojë vetëm ndonjë hata.

Arbëria aktualisht është e renditur në vendin e dytë në tabelë me 33 pikë, pozitë kjo që e shpie në Superligë, me vetëm një pikë më pak se kryesuesi Besa. Me të cilën do të përballen në mesjavë në Pejë.

Dhe ajo që është e pashmangshme të përmendet, përpos lojës së mirë të ekipit dobrajas, janë numri i madh i shikuesve në “Sami Kelmendi”. Dhe kjo tashmë është një rregull, se Arbëria ka bërë për vete, përpos besnikërisë së përhershme të “Stuhisë së Kuqe”, edhe shumë lipjanas, të cilët mund të jenë edhe tifozë të Ulpianës dhe Minatorit.

Organizimi i mirë në klub dhe sukseset të ofrojnë me shikuesin, sikurse organizimi i keq dhe dështimet mund të largojnë. Arbëria është model i të parës./Ulpianapress/

COMMENTS