Arbëria e shthurrur përball Dukagjinit, pëson debakël

Arbëria e shthurrur përball Dukagjinit, pëson debakël

Thaçi në krahë të SHBA-së, Britanisë dhe Francës për sulmet ajrore në Siri

Se cilësia e skuadrës nuk është e mjaftueshme për të garantuar suksesin, përderisa në anën tjetër është evidente mangësia e strategjisë taktike, u dëshmua edhe në përballjen në “Sami Kelmëndi” në Lipjan, ku Arbëria me meritë e pagoi haraçin e e kësaj mangësie, duke u mposhtur me rezultat të thëllë nga Dukagjini 3 me 6.

Në këtë përballje, Arbëria praktikoi një lojë të njohur në literaturën shkencore si pula pa kry, jo për mungesë të cilësisë në skuadër të cilën padyshim e ka, po për një mungesë strategu, njofton Ulpianapress.

Arbërisë praktikisht sot nuk i funksionoi asnjë repart dhe kështu e shthurrur në lojën e saj për asrye të vendosjes së lojtarëve në stilin kush ku të mundet, u kthy në viktimë të kollajshme, përballë një skuadre që në aspektin individual, padyshim nuk mund të matet më lojtarët e Arbërisë për nga cilësia, por që për nga organizimi taktik linin përshtypjen sikur në fushë kishin lojtarë më tepër.

Skuadra e Arbërisë ka surprizuar të gjithë pasi ka humbur 3 me 6 në ‘’Sami Kelmendi’’ përballë Dukagjinit.

Një ndeshje me plot gola dhe emocione ka nisur sfida përballë dobrajasëve të cilët u gjendën shumë shpejt në disavantazhin 2-0, shkruan Ulpianapress
Fillimisht në minutën e 4’ mesfushori Millaku ka realizuar përballë portierit Miftari, ndërsa pas 12 minutash musafirët kanë shënuar edhe një gol tjëtër me anë të Arifajt .

I menjëhershëm ishte reagimi i nikoqirëve ku vetëm pas një minuti ngushtuan epërsinë në 1 me 2 me anë të Statovcit në të 17’

Pjesa e dytë u bë edhe më dinamike kur musafirët shënuar dy gola të shpejtë me autor të njejtë që edhe kompletoi het-rikun e tij G.Arifaj në minutën e 46’ dhe të 47’ për relutatin 1 me 4.

Shpresën tek vendasit për një rezultat pozitiv e ktheu nga pika e bardh Bytyqi në min e 63’.

Nuk vanuan as 5 minuta këtë këtë shprësë e ktheu në mllef Gashi i cili realizoi për 2 me 5.

Epërsinë e ngushtoi Statovci në të 77’’ duke realizur një gol të bukur më kokë për 3 me 5.

Kurt ë gjithë prisnin që ndeshja të përfundoi këtë rezultat në skenë doli mbrojtësi dobrajas i cili realizoi autogol dhe me rezultat 3 me 6 Arbëria poshtërohet në prani të mbi 1 mijë shikuesve në‘’SamiKelmendi’’./Ulpianapress

COMMENTS