Arbëria me tri pikë dallim gozhdohet në krye të tabelës

Arbëria me tri pikë dallim gozhdohet në krye të tabelës

HARADINAJ PAS TAKIMIT ME THAÇIN: KUFIJTË NUK DISKUTOHEN

Prej kësaj xhiroje, Arbëria të gjitha skuadrat e Ligës së Parë do t’i shikojë nga lartësia. Kjo ngjite në krye të renditjes tabelare, erdhi falë lojës brilante dhe rezultatit të thellë 6 me 1 kundër Trepçës, por edhe dy huqjeve të Lirisë dhe Mlishevës, e para pësoi si udhëtuese në Pejë, ndërsa Malisheva u mund në shtëpi nga prishtinasit e 2 Korrikut.Kjo e bënë që tashmë Arbëria kryeson e vetmuar me tri pikë para të dytit në renditjen tabelare.Se stinorin vjeshtor do ta përfundojë si e para, Arbërinë e favorizon edhe orari i përshtatshëm ku tri xhirot e mbetura do ti zhvillojë në Lipjan, e prej të cilave priten nëntë pikë.

Rezutati I thellë sot kundër Trepçës dhe loja brilante e Arbërisë, janë garanc se ky është viti I fundit që klubi dobrajas do të garojë në këtë ligë, njofton Ulpianapress.

Me kismet vitin e ardhshëm futbolldashësit dobrajas do t’a kenë rastin t’i ndjekin përballjet me Prishtinën, Feronikelin dhe skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës.

Tre gola, një shtyllë dhe të paktën 4 pritje spektakolare të portierit të Trepçës, Lali. Ky ishte bilanci i pjesës së parë, që pas minutës së 4-të, u pa në fushë vetëm një skuadër, Arbëria e Nuhi Bahtirit. Dobrajasit dominuan totalisht dhe po të mos ishte për fatin dhe portierin Lali, do të kishin shënuar shumë më tepër. Gjithsesi, në fund të 45 minutave, mjaftojnë golat e Kryeziut, Bahtirit dhe Kashtanjevës, që kuqezinjët të pushojnë të qetë.

Në pjesën e dytë Arbëria shënojnë sërish me Kryeziun dhe duket sikur ‘hipotekuan’ fitoren, por ky gol zgjoi mitrovicasit. Miqtë shënuan një herë me anë të Ahmetit duke ngushtuar epërsinë. Edhe në këtë pjesë, traversa u dëshmua aleat I udhëtuesve, duke i mohuar kuqezinjëve gola të sigurtë, në dy raste me Avdullin dhe Bytyqin.
Kur po rrjedhte minuta e 77, i sapo inkuadruari në ndeshje Bekteshi, realizoi për 5 me 1, kurse goleadën e kësaj ndeshje e mbylli i disponuari për lojë Kreshnik Bahtiri, me një super gol për 6 me 1./Ulpianapress/

COMMENTS