Arbëria pa fat, Besa barazon në frymën e fundit

Arbëria pa fat, Besa barazon në frymën e fundit

Margaritari lipjanas Kololli në formacionin e Ligës së Kombeve

Lipjani sot ishte i pushtuar me derbin e Ligës së Parë në mes të Arbërisë dhe Besës. Dy gola dhe një barazim dhe plot spektakël në “Sami Kelmendi”.

Arbëria dhe Besa kanë ndarë pikët sot në “Sami Kelmendi” duke barazuar me rezultat 1-1. Ishte një ndeshje tepër spektakulare me plot aksione në të dyja anët.

Arbëria e kishte shumicën e posedimit të topit por në pjesën e parë disa raste që i pati nuk arriti që t’i konkretizonte në gol.

Ishin dobrajasit që kaluan të parët në epërsi pas një goditje dënimi në minutën e 36-të. Kashtanjeva goditi topin nga më shumë se 22 metra por gardiani pejanë nuk arriti që ta priste atë dhe me ketë rezultat përfundon pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë Arbëria e kishte tërësisht lojën në kontroll, mirëpo
Në minutat e fundit Besa e mori disi në kontroll ndeshjen dhe doli dy tri here mirë në kundërsulme.

Megjithatë goli për pejanët erdhi në minutën shtesë ku Gashi asistoi për Bërbatovcin i cili shënon për golin e barazimit.

Pas këtij barazimi Arbëria ka 7 pikë pas 4 ndeshjeve në Ligën e Parë dhe gjendet në vendin e 7-të kurse Besa me pikë të njejta gjendet në vendin e 4-të. /Ulpianapress/

COMMENTS