Arbëria “shkatërron” Ramiz Sadikun

Arbëria “shkatërron” Ramiz Sadikun

Sulmuesi i policit, vëllai i Rexhep Selimit është Kryetar federate dhe anëtar në KOK

Në takimin e luajtur në “Sami Kelmendi”, të dyja skuadrat arritën të bënin një lojë të bukur dhe të shënin, por në fund nikoqirët dolën fitimtar.

Arbëria bind dhe mposht Ramiz Sadikun me rezultatin 4 me 2. Të kuqtë arritën që të merrnin situatën nënkontroll dhe të rrëmbenin fitoren që u dhuroi tre pikëshin e parë në ketë fillim kampionat.

Në takimin e luajtur në “Sami Kelmendi”, të dyja skuadrat arritën të bënin një lojë të bukur dhe të shonin, por në fund nikoqirët dolën fitimtar. Takimi nisi menjëherë me një goditje të Bytyqit, por u ndal nga portieri. Arbëria këmbënguli disa herë dhe në të pestën kaloi në avantazh.

Më pas, Ramiz Sadiku provoi të reagonte, mirëpo pa sukses, por rrjedhte minuta e 40-të, pas një pasimi të zgjuar të Kryeziut, Bytyqi doli vetëm me portën, dhe dyfishoi epërsinë. Vetëm pas dy minutave mysafirët arritën të ngushtonin epërsinë në 2 me 1.Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve.

Me nisjen e të dytës Arbëria u tregua më kërkues dhe arriti që të shënon në minutën e 56-të, duke trefishuar epërsinë. Kur ndeshja u duk sikur mbaroi , në skenë doli përsëri mesfushori prishtinas për të ngushtuar epërsinë në 3 me 2. Më pas, 30 minutat e mbetur folën tërësisht për “kuqezinjët”. Që në minutën e 89-të, ishte Kashtanjeva që mbylli gjithçka në 4 me 2./Ulpianapress/

COMMENTS