Arrestohet Dekani dhe shefja e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Elbasanit

Arrestohet Dekani dhe shefja e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Elbasanit

Gazeta proevropiane serbe: Thaçi u intervistua para disa javësh nga Tribunali Special

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e djeshme dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, shefen e departamentit të gazetarisë dhe 1 pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, pasi akuzohen për korrupsion.
Po ashtu, policia ka arrestuar edhe 3 sekserë e 1 student, edhe këta të akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Bëhet fjalë për Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” si dhe Erjola Caljan, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Të arrestuar janë edhe Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, që bënin sekserin si dhe Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. /GazetaExpress/

COMMENTS