Arrestohet hajni i baterive të veturave në Lipjan

Arrestohet hajni i baterive të veturave në Lipjan

Kritikohet ashpër Imri Ahmeti, po hesht për sulmin ndaj romes

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, transmeton Indeksonlie.

Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar: F. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin e Lipjanit).

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

COMMENTS