Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një personi në kazino në Lipjan

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një personi në kazino në Lipjan

Veseli, në Lipjan do të kemi fitoren ma spektakolare

Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e një personi në një kazino në qytetin e Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, derisa ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar rreth orës 20:00.

“Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e një personi në kazinon në Lipjan. Policia ka bërë veprime intensive për zbardhjen e këtij rasti. Sonte rreth orës 20:00 një person i dyshuar është arrestuar si dhe janë konfiskuar dëshmi relevante lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu mësohet se me këtë rast janë konfiskuar dy armë dhe prova të tjera materiale, një veturë.

Më 20 mars në një kazino në Lipjan ishte vrarë një 36 vjeçar.

KOHA

COMMENTS