Asambelisti i LDK-së: Mjaftë më me këtë strukturë

Asambelisti i LDK-së: Mjaftë më me këtë strukturë

Vuçiç-Erdogan ndryshojnë historinë: Beteja e Kosovës i përket së kaluarës, ne tani jemi miq

Asambleisti i LDK-së së Lipjanit, Fadil Sopa ka kërkuar nga partia e tij, duke i’u referuar elektoratit që duhen ndryshime rrënjësore mbrenda partisë.

Në rrjetin e tij social, Sopa ka thënë se LDK është parti e shpresës dhe besës dhe nuk mund ta shohin teksa grupi i përdhosjes së vullnetit qytetar ta dërgon buzë greminës, transmeton Ulpianapress.

“LDK, kjo parti e shpresës dhe besës nuk mund ta shohim teksa grupi i përdhosjes së vullnetit qytetar ta dërgon buzë gremines, MJAFT ËSHTË MJAFT”.

Ai tutje ka shtuar se ëahtë koha që timonin e Lidhjes së Ibrahim Rugoves, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes të i’u rikthehet atyre që e duan njëmend dhe e rikthejnë si parti të besës dhe si forcë e parë.

Shënimi i plotë:

Zgjedhjet në Podujevë dhe humbja e bastionit të pathyeshëm dhe stoik të LDK-së janë tregues dhe busull e qartë që elektorati i LDK-së po kërkon ndryshime, ndryshime rrënjësore, mjaftë më me këtë strukturë.

LDK, kjo parti e shpresës dhe besës nuk mund ta shohim teksa grupi i përdhosjes së vullnetit qytetar ta dërgon buzë gremines, MJAFT ËSHTË MJAFT.

Është koha që timonin e Lidhjes së Ibrahim Rugoves, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes të i’u rikthehet atyre që e duan njëmend dhe e rikthejnë si parti të besës dhe si forcë e parë, të i’u jipet njerëzve të rinj e shumë intelektual që e duan dhe munden ta rikthejnë LDK-në aty ku e ka vendin, si forca e parë.

Qysh sot, sepse neser mund të jetë vonë, elektorati i vërtet e rugovian i LDK-së duhet të kërkojnë reformim dhe vetëm reformim të thellë ku në krye të vinë ata që i duan elektorati i LDK-së e jo klanet mbrenda partisë.
“Pa mbret ose mbretëresh nuk ka mbretëri”

Vazhdojmë…

COMMENTS