Atë që së bëri Ministri Lekaj, e bënë Drejtori Ilir Tashollli (Foto)

Atë që së bëri Ministri Lekaj, e bënë Drejtori Ilir Tashollli (Foto)

Lipjani përfituese nga MAPL për përformancë të lartë

Rrugët rajonale të Komunës së Lipjanit, 2 vjetët e fundit janë degraduar në masë të madhe, shkruan Ulpianapress

Ndërkohë që Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka injoruar nevojën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit për riparim, sidomos të rrugës rajonale më të dëmtuar, asaj që shpie nga dalja Lipjanit, në drejtim të fshatit Banullë, në gjatësi prej rreth 3 kilometrash.

Papërgjegjisia e Ministrit Lekaj bëhet edhe më e madhe , për shkak se kjo rrugë gjarpërore e stërmbushur me gropa, përbënë shkallë të lartë rreziku me mundësi aksidentesh, sidomos kur dihet se frekuentimi i veturav në këtë rrugë ëhtë shumë i madh. Mirëpo, megjithëse kjo rrugë e karakterit rajonal, për tu mirëmbajtur apo rregulluar është në përgjgjësi të Ministrisë së Infrastukturës, ata asnjëherë nuk iu përgjigjen nevojës së qytetarëve për ta riparuar këtë rrugë.
(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Atë që se bëri Ministri Lekaj, e bëri Drejtori i Shërbimeve Publike të Lipjanit, Ilir Tasholli, i cili i vetëdijshëm për nevojën imediate të shmangjes së rreziqeve që kanoste rruga e dëmtuar, duke parë gjendjen e degraduar të saj dhe nevojën e riparimit në interes të qytetarëve, me para të Komunës i ka rinovuar jo vetëm rrugën e sipër përmendur, por edhe të gjitha rrugët e dëmtuara të Lipjanit./Ulpianapress/

COMMENTS