Audi planifikon një model të ri Q9

Audi planifikon një model të ri Q9

Vjen BlackBerry Motion, nuk ka tastierë

Audi po e zgjeron segmentin e modeleve SUV dhe flitet se janë vendosur të rriten më tej, me shtimin e një modeli të ri Q9 në të ardhmen.

Audi në fillim të këtij muaji ka lansuar modelin e ri Q8. Gjatë kësaj kohe, shefi i Audi, Rupert Stadler, refuzoi të përjashtonte mundësinë e një modeli më të madh dhe më luksoz për konsumatorët.

“”Konsumatorët do të na tregojnë se çfarë duan në të ardhmen,” tha Stadler për Autocar kur u pyet nëse Audi po planifikonte një Q9. “Koha do të tregojë.”

I pyetur për të njëjtën pyetje, shefi i projektimit të Audi, Marc Lichte tha: “Ne kemi kaq shumë ide, shumë ide …”

Nëse e bën prodhimin sipas parashikimit, Q9 do të ishte një rival i drejtpërdrejtë i Range Rover, sic është Q8 i në Range Rover Sport. /IndeksOnline/

COMMENTS