Baba i Vetëvendosjes tallet me Visar Ymerin: Do të konsultohem me ish-Kryetarin

Baba i Vetëvendosjes tallet me Visar Ymerin: Do të konsultohem me ish-Kryetarin

Anton Quni godet Haradinajn: Kjo është kundërpërgjigja e tij ( Video)

Kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie, e ka falënderuar ish-kryetarin Visar Ymeri për kontributin trevjeçar në këtë post dhe ka thënë se do të konsultohet me të në rast se zgjedhet kryetar.


“Dua ta falënderoj Ymerin për udhëheqjen trevjeçare, për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të tij dhe shumë të vlefshëm. Visari është anëtar i Lëvizjes dhe është deputet i Lëvizjes bashkë me neve. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk kisha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem me të”, ka thënë Kurti për Ymerin.

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit dhe Kryetarit të VV’së.

Dorëheqjet e fundit në Vetëvendosje janë të deputetëve: Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina. Ende nuk kanë qartësuar pozicionin e tyre, Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj. Në gjithë këtë situatë kanë heshtur edhe ish-Këshilltari i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani, i cili kishte bërë hagjare me deputetët tjerë të VV’së, në një komunikim që u publikua të shtunën mbrëma.

Sidoqoftë, Albin Kurti, në një reagim në Fb, kishte kërkuar nga të dorëhequrit të rikthehen në parti. Kishte premtuar se nuk do të hakmerrej ndaj tyre.

Por, Visar Ymeri, të shtunën, tha se Albin Kurti nuk po pranon gabimet. Tregoi se është takuar dy herë me Kurtin. E akuzoi se nuk është distancuar nga linçuesit derisa tha se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Vetëm Albin Kurti është kandidat për Kryetar. Askush tjetër s’ka paraqitur kandidaturën.

Visar Ymeri kishte thënë se është i gatshëm të jetë ndërmjetësues për të qenë edhe një herë Shef partiak. Por, këtë ofertë s’e ka pranuar Kurti, i cili nga paraburgimi kishte paraqitur kandidaturën për “Babë” të Vetëvendosjes.

Ndërkohë, të shtunën, ish-anëtari i kryesisë së VV’së, Zgjim Hyseni, në një letër publike tregoi se në Vetëvendosje është instaluar kulti i Albinit dhe frika. Ka thënë se kushdo që e sfidon Kurtin shpallet tradhtar e spiun.

Vetëvendosje aktualisht është partia më e madhe në Kosovë. Ka 32 deputetë në Parlament.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/baba-i-vetevendosjes-tallet-me-visar-ymerin-do-te-konsultohem-me-ish-kryetarin-486352/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS