Babai i tmerruar u ‘ngri prej frike’ kur pranë krevatit të fëmijës pa një siluetë të shndritshme (Video)

Babai i tmerruar u ‘ngri prej frike’ kur pranë krevatit të fëmijës pa një siluetë të shndritshme (Video)

Qesharake, kjo ndodh kur kurbetçarët vijnë nga diaspora

Stephen Armstrong nga Northurmberland i Anglisë, ka parë një ‘orbitë pluskuese që vinte nga pjesa tjetër’ pranë krevatit ku e bija tij Ella flinte e qetë.

Me të parë në monitor se çfarë po ndodhte, 31-vjeçari është frikësuar së tepërmi, por iu desh të shkonte për të kontrolluar, transmeton Telegrafi.

“U ngriva prej frike, nuk mund të lëvizja. Nuk besoj në fantazma apo gjëra të tilla, por kjo ishte e pashpjegueshme”, ka thënë Armstrong.

Pasi hyri në dhomë, ai nuk gjeti asgjë të pazakontë, ndërsa fëmija ishte ende në gjumë. Por, kjo nuk është hera e parë që në dhomën e Ellas, po ndodhin ngjarje të pazakonta.

“Njëherë i është paraqitur në krevat një kukull, që duket se erdhi nga askund. Kurrë nuk e kishim parë, vetëm kur ia gjetëm pranë”, ka thënë babai i frikësuar.

Sipas tij, ky nuk është ndonjë aktivitet paranormal, por mund të jetë ndonjë vizitë prej ndonjë planeti tjetër.

COMMENTS