Banorët besojnë se azilkërkuesit e dogjën qëllimisht Xhaminë e Vjetër në Magure

Banorët besojnë se azilkërkuesit e dogjën qëllimisht Xhaminë e Vjetër në Magure

Shpërfillet peticioni i 3 fshatrave për emërtimin e objektit të ri shkollor

Në orët e hershme të mëngjesit është djeguri objekti i vjetër i Xhamisë në Magure të Lipjanit.

Një banorë i këtij fshati për IndeksOnline ka treguar se aty banon disa azilkërkues, i cili dyshon se kanë ndezur qëllimshëm zjarrin.

“Kjo ka qenë xhamia më e vjetër në fshat, është riparuar qe tri vite. Aty e kanë shfrytëzuar azilkërkuesit për banim. Është e sigurt 100% se kjo ka qenë zjarrëvënie e qëllimshme, pasi unë kam parë persona duke ikur nga xhamia në momentin kur është shpërndarë zjarri”, tha ai.

Këtë e kanë pohuar edhe zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes.

“Zjarri do të hetohet nga organet kompetente. Por, ne dyshojmë se zjarri është shkaktuar qëllimshëm. Dyshohet se është “zjarrvënie”, sepse aty nuk ka pasur mundësi të shkaktohet aksidentalisht. Nuk ka pasur mobilje, nuk ka pasur ndonjë orë të energjisë elektrike ose dështim të ndonjë pajisje”./IndeksOnline/

COMMENTS