Banorët e dy Rubovcave dhe Kojskës, kërkojnë ndërrimin e emrit të shkollës nga “Drita”  në “Januz Emin Bajçinca” (DOKUMENT)

Banorët e dy Rubovcave dhe Kojskës, kërkojnë ndërrimin e emrit të shkollës nga “Drita” në “Januz Emin Bajçinca” (DOKUMENT)

Haradinaj dhe truprojat e tij “fluturojnë” si shqiponjë! /FOTO

Banorët e fshatit dhe Rubovc i Vogël , Rubovc i Madh si dhe Kojskë në komunën e Lipjanit nëprmjet një peticionit prej 146 nënshkrimeve drejtuar DKA-së kanë kërkuar që shkollës së fshatit që mbanë emrin ‘”Drita’’ ta emertojnë me emrin e heroit “Januz Emin Bajçinca”, transmeton Ulpianapress.

Vllaznim Bajçinca familjar i heroit në një prononcim dhënë gazetës deklarohet se kërkojnë që shkolla e fshtatit të emërtohen me emrin e luftëtarit të NDSH-së ‘’Januz Emin Bajçinca’’

“Kërkojmë për emërtimin e shkollës fillore të fshatit Rubovc me emrin e luftëtarit të NDSH-së, Januz Emin Bajçinca”, thotë Vllaznim Bajçinca. Sipas tij heroi Bajçinca ka dhënë mjaftë shumë për çështjen kombëtare, prandaj Komuna duhet ta marrë parasysh kërkesën dhe peticionin e banorëve të fshatit Kojskë, Rubovc i Vogël dhe Rubovc i Madh.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se do të veprojnë sipas ligjit për shqyrtimin e kërkesës së banorëve të këtyre lokaliteteve.

“Për emërtimin e shkollës ka procedura ligjore. Kjo çështje është mjaftë e ndishme sepse kërkesat e tilla nuk janë vetëm nga fshati Rubovc por kërkesa të tilla kemi edhe për emërtime të shkollave tjera dhe kemi emërtime siç kanë mbetur nga e kaluara. Mendoj se KK-ja do ta hapë si temë diskutimi në të ardhmen dhe të përcillet rruga ligjore, por sidoqoftë atje është me rëndësi se po e ndërtojmë një shkollë të re. Interesi i komunës është që shkolla të jetë funksionale dhe mos të ketë ndonjë përçarje të natyrave të ndryshme rreth emërtimit, andaj me konsensus mund të arrihet shumëçka”, ka thënë Ahmeti./Ulpianapress

COMMENTS