Banorët e fshatit Vrellë në Lipjan ankohen për mungesë të kushteve elementare

Banorët e fshatit Vrellë në Lipjan ankohen për mungesë të kushteve elementare

Hyzer Rizani zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së së Lipjanit

Kanë mbetur vetëm 20 shtëpi në këtë fshat të Lipjanit.Por këta banorë të fshatit Vrellë, po ankohen se po u mungojnë kushtet elementare.Një nga to, është edhe mungesa e asfaltit në këtë rrugë afër një kilometërshe , në lagjen Thaçi.

“Kështu ka mbet keq, nja 1 km. Kanë thanë që kena me shtru, ama ka mbet qeshtu….dy tri kerre ka ndodhë kanë mbet në rrugë, na kanë thirre me i nxjerrë”, thotë Osman Gashi, banor i fshatit Vrellë, Lipjan.Kurse kryetari i fshatit, Sabri Thaçi, thotë se kanë marrë premtime nga ana e komunës, që edhe kjo pjesë e rrugës do të asfaltohet së shpejti.“Buxheti është i ndarë, me pranverë pritet të rregullohet edhe kjo pjesë e rrugës. Këtu kemi mungesë të rrjetit elektrik, mungesë të kanalizimit etj”, thotë Sabri Thaçi, Kryetar i fshatit Vrellë, Lipjan.

E një mërgimtar, thotë se për 30 vjet sa ka jetuar në Gjermani, nuk ka hasur në ndonjë fshat me mungesa të ngjajshme.“Me sa kom mujt me ecë, nuk kom has në ndonjë fshat që si ka gjërat elementare” thotë Nexhat Thaçi, banor i fshatit Vrellë, Lipjan. Ndërkohë, në Komunën e Lipjanit, thonë se këto probleme të banorëve do të zgjidhen shumë shpejtë.

“Ka mbetur vetëm një segment i asaj rruge pa u shtruar, do të përfundoj ajo pjesë në pranverë…edhe kur fol për kanalizimin” thotë Diamant Bytyqi, Zëdhënës për media, Komuna e LipjanitPor, jo vetëm asfalti dhe rrjeti i kanalizimit po e bëjnë të vështirë jetën e banorëve. Një tjetër problem është edhe mungesa e valëve dhe antenave të operatorëve mobil. Nga këtu, nuk mund të bëhet as edhe një thirrje. Ndërkohë, në radhën e shqetësimeve të banorëve, hyjnë edhe këto shtylla elektrike.Por pavarësisht kësaj, në KEDS thonë që këto shtylla të improvizuara, po përdoren për nevoja vetjake.“Kemi arritur ta identifikojmë. Ai është rrjet privat nga i cili furnizohet një restorant në atë pjesë. Pra, është rrjet i ndërtuar nga një konsumator për nevoja vetjake”Ndërkohë, banorët e Vrellës së Lipjanit thonë që deri në vitin e kaluar kanë qenë edhe pa rrjetin e ujësjellësit. Ndërsa kanë thënë se janë pikërisht këto gjëra që po i shtyjnë fshatarët ta lëshojnë fshatin.

COMMENTS